Qyteti i dy deteve

Vlora, aty ku nis Riviera Shqiptare

Të rralla janë ato vende në Europë ku mali dhe deti përqafohen me kaq harmoni! Për të mos folur për historinë, kulturën e bujarinë...!

Shërbime turistike

Bizneset në Vlorë

Eksploro dhe zbulo shërbimet turistike që të nevojiten, por jo vetëm!

Kur thonë Vlora...

Harta e detajuar e Vlorës

Vlora nuk është thjesht një qytet, por një qark me dete, male, histori dhe destinacione të shumta.

Destinacioni

Vlora

Lagunë me pamje piktoreske dhe mrekulli natyrore të veçantë

Kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit. Daton prej shekullit XIII-XIV

Shëtitorja ku takohen detet Adriatik dhe Jon

Teqeja bektashiane dhe panorama e qytetit

Xhamia e Plumbit në Vlorë daton prej vitit 1542

Fshati bregdetar me perëndimin perfekt

Gadishulli Karaburun i njohur për plazhet e virgjëra

Ishulli më i madh në Shqipëri me detin e kristaltë

Gjiri i mrekullueshëm në Gadishullin e Karaburunit

Shpella me emrin e piratit famëkeq Haxhi Aliut në Gadishullin e Karaburunit

Qafa e Llogarasë, një park kombëtar i njohur për florën, faunën dhe mrekullitë

Fshati bregdetar me detin e kristaltë

Plazhi fantastik i Detit Jon

Luksi, cilësia dhe deti bëhen bashkë këtu

Aty ku perfeksioni jetohet

Fshati i veçantë piktoresk

Kalaja e Porto Palermos, ndërtuar nga Ali Pasha në shekullin XIX. Pamje e magjishme dhe det i kaltër

Fshati bregdetar turistik me detin e kaltër dhe plazhin ranor

Plazhi i virgjër i Gjipesë

Pak kilometra larg Himarës, por një det krejtësisht tjetër

Gjiri i virgjër i Akuariumit me një peizash përrallor dhe det të magjishëm

Fshati malor dhe bregdetar. Dy stile te ndryshme të së bukurës

Fshati ku Riviera Shqiptare merr kuptim

Qyteti turistik bregdetar me bukuri të pafundme

Deti perfekt dhe turizmi i mrekullueshem bregdetar ndodhin këtu

Qytet i lashtë i ndodhur në jug te Sarandës

Destination photo
Aktualitet

Lajme nga Vlora

Informohuni me lajmet më të rëndësishme të gjithë Vlorës!

Turizëm

Sezoni veror hapet në Lungomare

Aktivitete, muzikë dhe evente përgjatë vijës bregdetare.

Lexo më shumë
Det

Ture të reja në Karaburun

Eksperienca me varka drejt gjireve dhe shpellave detare.

Lexo më shumë
Kulturë

Java e trashëgimisë

Guida historike, ekspozita dhe aktivitete kulturore.

Lexo më shumë
Evente

Koncerte buzë detit

Mbrëmje muzikore në hapësirat turistike të qytetit.

Lexo më shumë
Sa larg destinacionit

Arritëm?

Distanca dhe koha e udhëtimit tokësor nga qytetet kryesore të Shqipërisë drejt Vlorës.

Harta e Shqipërisë me distanca drejt Vlorës
Destinacioni final

Vlorë

Harta tregon distancat dhe kohën e udhëtimit tokësor nga disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë drejt Vlorës.


Distanca:

Koha:

Vlorë moj e bukur Vlorë

Një qytet, dy dete, pafund ndjesi

Vlora është një poezi e gjallë, e shkruar mes kaltërsisë së detit dhe qiellit, ku çdo hap të afron më shumë me rrënjët, krenarinë dhe shpirtin e Shqipërisë.

Para se të udhëtosh

Mëso disa karakteristika për Vlorën

Icon 1
Qyteti i 2 deteve
Icon 2
Klimë perfekte
Icon 3
300+ ditë me diell në vit
Icon 4
Turizëm gjithëvjetor
Icon 5
Mikpritje
Icon 6
Kulturë
Icon 7
Histori
Pyetje të shpeshta

Çfarë duhet të dini para se të vizitoni Vlorën?

Aeroporti më i afërt me Vlorën është Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza", vetëm 150km larg apo 1 orë e 40 minuta me rrugë tokësore. Porti detar më i afërt është Porti i Vlorës, i cili ndodhet shumë pranë qendrës turistike të qytetit.

Vlora, edhe pse një qytet bregdetar, i pret turistët e saj përgjatë gjithë vitit. Numri më i lartë i vizitorëve është në stinën e verës, për shkak të mrekullive dhe bukurive përgjatë gjithë vijës bregdetare. Por, historia, kultura, relievi kodrinor e malor dhe shumë faktorë të tjerë, e bëjnë Vlorën të vizitueshme përgjatë gjithë muajve të vitit.

Plazhet e Palasës, Dhërmiut, Orikumit, Rradhimës, Zvërnecit e shumë të tjera janw disa nga zonat më të frekuentuara e të preferuara si për vizitorët e huaj, por edhe për ata vendas. Por nëse do të dish më shumë atraksione turistike, ndoshta edhe disa mrekulli "të harruara", kliko këtu dhe gjej destinacionin tënd të rradhës.

Disa prej pjatave tradicionale në qytetin e Vlorës janë: mishi i pjekur, peshku dhe prodhimet e detit, zogjtë, arapashi, byreku, qofte, nënproduktet bio të qumshtit, etj. Një kuzhinë e shumëllojshme për shkak të ndikimeve krahinore të Vlorës, pushtimeve territoriale nga të huajt ndër vite, por edhe marrëdhëniet me vendet e tjera fqinje. Nwse po kwrkoni restorante në Vlorë, kliko këtu.

Për vizitorët në Vlorë, mjetet më të sigurta të transportit që ne sygjerojmë janë makinat me qera. Kjo për shkak të cilësisë së shërbimit dhe të korrektesës, por edhe cmimeve të arsyeshme. Gjithashtu, sigurisht ofrohet edhe transporti publik, i cili në Vlorë është vetëm transporti urban. Gjithashtu taksitë janë një tjetër lloj transporti, sigurisht të frekuentuara, por privat. Nëse doni të gjeni bizneset të cilat ofrojnë shërbime transporti, klikoni këtu.

Gjuha vendase është gjuha shqipe, gjuha e vetme zyrtare. Gjithashtu, në përshtatje me turizmin, stafi i bizneseve të lidhura me turizmin, por jo vetëm, flasin gjithashtu edhe gjuhën angleze, por edhe atë italjane. Kjo e fundit edhe për shkak të marrëdhënieve të mira ndër vite me shtetin fqinj. Po ashtu, në përqindje fare të ulta, fliten edhe gjuhë të tjera europiane, si: gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, etj.

Mënyra kryesore e pagesës në Vlorë është paraja kesh. Gjithashtu në hotele, restorante, bare dhe në përgjithësi shërbimet e lidhura me turizmin paguhet edhe me kartë. Gjithashtu, pagesa me kripto (Bitcoin, Ethereum, Litecoin, USDT, etj.) është shumë e rrallë. Ajo përdoret vetëm në më pak se 5-10 biznese, por është në një proces integrimi.